Turqia vendi i dytë me ndotjen më të ulët të ajrit

Turqia u radhit në vendin e dytë që ndot më pak ajrin ndër 34 vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Turqia vendi i dytë me ndotjen më të ulët të ajrit

Ndërkohë që bëhet e ditur se që nga viti 2012, Meksika zë vendin e parë me ndotjen më të ulët, përkatësisht 3.7 ton dyoksid karboni për person, Luksemburgu me një sipërfaqe sa një qytet i Turqisë, është vendi me më tepër ndotje të ajrit.
Luksemburgu çliron 19.2 ton dyoksid karboni për person duke u radhitur me vendin me ndotjen më të madhe ndër 34 vende.

Në vend që zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë që ka arritur njeriu të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së botës, progresi në këtë drejtim është tepër i ulët.
Mijëra tonelata dioksid karboni shkarkohen në atmosferë çdo ditë.
Mbetje e hedhurina të padekompozueshme gjenden në gjendje të lirë duke lëshuar toksinat e tyre.
Me mijëra hektare pyje priten pa kriterin zëvëndësues, lumenj e dete të ndotur dhe gjallesa të shumta në zhdukje për shkak të ndotjes mjedisore. Ky është bilanci me të cilin përballet bota sot.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme