Dr. Edor Kabashi, shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç

Çmimi “ENCALS Young Investigators Award” (Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj) për vitin 2015 iu akordua këto ditë shkencëtarit shqiptar, Edor Kabashi.

Dr. Edor Kabashi, shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç

Kabashi kryeson një ekip të specializuar në gjenetikë pranë institutit kërkimor-shkencor prestigjoz "ICM Brain and Spine Institute", në Paris.

Ceremonia e akordimit të çmimit për shkencëtarin e ri, Edor Kabashi, u mbajt në Dublin të Irlandës.

Prof. Amar al-Chalabi, një nga neurologët më të shquar në botë, i dorëzoi çmimin dr. Kabashit, duke i uruar suksese të mëtejshme atij personalisht dhe ekipit të drejtuar prej tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme