Filmat 3D rrisin reagimin e trurit

Në një studim që është realizuar nga Universiteti Goldsmiths në Angli, është konstatuar se shikimi i filmave tredimensionalë ndikon në zhvillimin e trurit të shëndoshë.

Filmat 3D rrisin reagimin e trurit

Në fund të testimit, ku është analizuar aktiviteti në tru i 100 personave që ndjekin rregullisht filma 3D, është parë që funksionet mendore janë rritur me 23%, kurse kohëzgjatja e reagimit të trurit është rritur me 11%.

Duke qenë se filmat tredimensionalë të rikujtojnë realitetin, ata e shtyjnë trurin të punojë më shumë dhe janë një “ushtrim” i mirë për trurin e njeriut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme