Universiteti turk "Vizioni" në Gostivar pret studentë të rinj

Universiteti në gjuhën turke “Vizioin”, që është hapur në Gostivar të Maqedonisë, ka zhvilluar me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë një aktivitet për të bërë prezantimin e vitit të ri akademik.

231098
Universiteti turk "Vizioni" në Gostivar pret studentë të rinj

Universiteti Ndërkombëtar “Vizion”, universiteti i parë i Maqedonisë që jep leksione në gjuhën turke, është hapur në qytetin e Gostivarit.

Në mesin e 23 universiteteve të regjistruara në Republikën e Maqedonisë, Universiteti “Vizion” është i vetmi institucion i arsimit të lartë në këtë vend që si gjuhë të mësimdhënies ka turqishten. Ky universitet ka 5 fakultete.

Sipas ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, 15% e leksioneve jepen në maqedonisht dhe 15% në anglisht.

Universiteti organizoi një program për t’u prezantuar 350 nxënësve që ndjekin në turqisht 14 shkolla të mesme në mbarë vendin mundësitë e arsimit të lartë.

Në aktivitet u prezantuan fakultetet e Universitetit si mundësitë që ofron universiteti për studentët.

Rektori i Universitetit Ndërkombëtar “Vizion”, Prof. Dr. Fadil Hoxha, tha se me anë të këtij programi prezantues nxënësit janë informuar mbi mundësitë e studimit në këtë universitet.

Grupi kryesor i studentëve që synojmë ne të thithim, janë nxënësit turq në Maqedoni, sqaron Rektori Fadil Hoxha, duke shtuar se presin që nxënësit turq që përfundojnë shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato ekuivalente ti vazhdojnë studimet e larta në turqisht edhe në universitet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme