Bill Gates përshëndet punonjësit për 40-vjetorin e Microsoftit

Në një letër dërguar të gjithë punëtorëve të Microsoft, Gates, një prej themeluesve të kompanisë, falënderon të gjithë dhe shpreh se nuk e kishin imagjinuar të arrinin kaq lart.

Bill Gates përshëndet punonjësit për 40-vjetorin e Microsoftit

Kemi bërë shumë së bashku gjatë këtyre 40 viteve të para, por më e rëndësishme është se çfarë do të bëjmë gjatë dhjetëvjeçarëve që do të vijnë”, shkruan Bill Gates për punonjësit e tij me rastin e 40-vjetorit të krijimit të kompanisë ”Microsoft”, të cilën ai e themeloi së bashku me Paul Allen më 4 prill 1975.

“Në fillim, unë dhe Paul Allen kishim objektivin për të patur një kompjuter për çdo shtëpi. Ishte një ide për të cilën na quanin të çmendur. Eshtë e pabesueshme të mendosh se ku arritur sot informatika”, thekson ai.

“Përgjatë 10 viteve të ardhshme, ajo do të ketë ecur më shumë se gjatë këtyre 40 viteve”, shton Gates.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme