Turqi – Zbulohet rruga e parë antike me dy korsi

Në qytetin e lashtë Anavarza, të pasur me gjurmë kulturore të qytetërimeve të ndryshme helene, romake, bizantine dhe të periudhës osmane, është zbuluar një rrugë me dy korsi, që mendohet se është e para në botën antike.

Turqi – Zbulohet rruga e parë antike me dy korsi

Rruga e parë me dy korsi është zbuluar nga kërkimet dhe gërmimet arkeologjike që vazhdojnë në zonën e qytetit të lashtë Anavarza në afërsi të fshatit Dilekkaya, që ndodhet në qytetin e Adanas në Turqi.

Rruga llogaritet të jetë e para këtij lloji me dy korsi në kohët e lashta dhe ka qenë e vendosur mbi shtylla.

Fatih Gulsen, pedagog i departamentit arkeologjik të fakultetit në Universitetin Çukurova, thotë se rruga ka qenë e gjatë 2.700 metra. Sipas tij, bëhet fjalë për rrugën më të madhe të kohërave të lashta që është zbuluar deri më sot.

Periudha më e lavdishme e qytetit antik Anavarza ka filluar aty rreth shekullit të 3-të e ka vazhduar deri në shekullin e 5-të. Gulsen thotë se ky qytet i lashtë ishte vendi më i rëndësishëm për të ngritur kampe në kohët romake në zonën e Mesdheut Lindor.

"Në qytetin e lashtë Anavarza shihen gjurmë kulturore të qytetërimeve të ndryshme helene, romake, bizantine dhe të periudhës osmane. Rruga me dy korsi është zbuluar me ndihmën e kërkimeve shkencore Specifikë e saj është se ajo na paraqet rrugën e parë dhe më të madhe të zbuluar ndonjëherë, dhe që ka arritur të mbijetojë që nga kohërat e lashta", sqaron më tej Gulsen.

Rruga, sikurse shpjegon Gulsen, është e ngritur mbi shtylla, të cilat u zbuluan gjatë shekullit të kaluar. Janë zbuluar 1.360 shtylla. Ai gjithashtu theksoi se në 3-4 vitet e ardhshme, pjesa rreth 250 metra e rrugës do të jetë e hapur për vizitorë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme