Arinç: Anija vendore Turkuaz projekt shembullor i Turqisë

Anija turke, “Turkuaz” që do të bëjë kërkime në polin e veriut dhe në oqeane, zbriti në det me një ceremoni të zhvilluar në Stamboll.

Arinç: Anija vendore Turkuaz projekt shembullor i Turqisë

Në ceremoni, krahas shumë të ftuarve ishte i pranishëm edhe Zv.Kryeministri Bulent Arinç,i cili tha se Turkuaz është legjenda e pikës ku ka arritur sektori i detarisë dhe kantieret e Turqisë.

Ai theksoi se projekti i anijes Turkuaz të mbështetur nga Industria e Mbrojtjes, është një shembull i mahnitshëm dhe me anë të këtij projekti, Turqia zotëron mundësinë të shërbejë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.

Anija është e pajisur me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe në bordin e saj gjendet edhe një pistë për helikopterë.

Turkuaz, zotëron kapacitete për të bërë kërkime për naftë dhe gaz natyror, si afër shtretërve të rajoneve të Detit të Zi, Egjeut dhe Mesdheut Lindor ashtu edhe në oqeane dhe në rajonet e polit. Turkuaz do të bëjë gjithashtu edhe kërkime në tema të shumta si nxjerrja e hartave tektonike, ndryshimit të klimës dhe jetës nën det.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme