Turqia: Stimulim për shkencëtarët dhe risitë e tyre

Ministri i Financave të Turqisë, Mehmet Simsek tha se vazhdojnë të mbështesin veprimtaritë për novacionet e studim-zhvillimit Ar-Ge dhe programet kompjuterike (software).

Turqia: Stimulim për shkencëtarët dhe risitë e tyre

Ai tha se këto veprimtari janë shumë të rëndësishme për sa i përket rritjes së prodhimeve me vlerë të lartë të shtuar, sigurimit të krijimit të një marke, rritjes së eksportit, gjetjes së zgjidhjes së deficit buxhetor. Për këtë arsye do të jepet mbështetje dhe stimulim për ata që bëjnë atë që nuk është bërë deri më sot ose që zhvillojnë veprimtari që do të përshpejtojë kalimin në ekonominë me vlerë të lartë të shtuar.

Sipas ligjit që u vu në zbatim në shkurt të vitit, 2014, nga kompanitë që që zhvillojnë punime për të rritur cilësinë dhe bëjnë risi për zhvillimin e vendit, nuk do të merret taksa e TVSH.

“Shkencëtarët me risitë e tyre do të kenë një avantazh të lartë nga taksat për të ardhurat që fitojnë” tha Ministri i Financave të Turqisë, Mehmet Simsek.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme