Eklipsi diellor i vetmi për 2015-n

Eklipsi i plotë diellor është një eveniment i rrallë në astronomi, ndërsa eklipsi i fundit i këtij lloji ka ndodhur në vitin 1999.

Eklipsi diellor i vetmi për 2015-n

Eklipsi i plotë i Diellit, i vetmi për 2015-n, u pa pjesërisht të premten në Tiranë për rreth 2 orë e 17 minuta.

Gjatë shfaqjes së eklipsit mbi Shqipëri, Dielli u duk i mbuluar në masën 40-50% nga Hëna, ndërsa mëngjesi dhe mesdita e sotme, për më shumë se dy orë, u shndërruan në pasdite, kur drita e Diellit i la vendin muzgut. Për të gjithë të pasionuarit specialistët sugjeruan që të evitohej shikimi i eklipsit me sy të lirë, pasi mund të shkaktonte dëme të parikuperueshme në shikim.

Edhe në Prishtinë kishte pamje spektakolare të eklipsit diellor, ku sipas raportimeve momentet e maksimumit u panë në masën e 43.5% nga disku i Diellit.

Gjithashtu, Dielli u mbulua plotësisht në ishullin norvegjez të Svalbardit, aty ku turistët, të cilët kishin prenotuar hotelet që në vitin 2008, panë për 2 minuta e 47 sekonda atë që quhet “Unaza Diellore”, e cila arrihet në momentin kur Hëna bllokon tërësisht sipërfaqen e Diellit.
Një tjetër vend i mirë për të parë eklipsin ishin dhe Ishujt Faroe, ku Hëna mbuloi në masën 98% Diellin, ndërsa në ishullin Luis në Britaninë e Madhe, eklipsi ishte në masën 97%.

Eklipsi i plotë diellor është një eveniment i rrallë në astronomi, ndërsa eklipsi i fundit i këtij lloji ka ndodhur në vitin 1999.

Dita e premte nuk shënon vetëm këtë ngjarje të pazakontë, pasi në mbrëmje ishte “Super Hëna”, ç’ka nënkupton një Hënë të plotë më të madhe, se ajo që shohim zakonisht, pasi sateliti i Tokës ndodhet në pikën më të afërt me planetin tonë. Po ashtu, të premten do të shënohet dhe ekuinoksi veror, kur dita dhe nata do të jenë të barabarta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme