Cortana, asistenti digjital i Microsoft-it edhe në Android e iOS

Gjiganti amerikan, Microsoft, po planifikon të sjellë asistetin e tij digjital, Cortana, edhe në platformat e tjera rivale, iOS dhe Android.

Cortana, asistenti digjital i Microsoft-it edhe në Android e iOS

Microsoft ka konfirmuar edhe më parë se Cortana do të jetë pjesë e sistemeve të tjera operative. Ka qënë agjencia e lajmeve "Reuters" që së fundmi ka raportuar se ky aplikacion do të jetë pjesë e smartfonëve dhe tabletëve me sistem operativ iOS dhe Android.

Aktualisht Cortana po zhvillohet edhe për platformën desktop Windows 10, ku shpresohet të debutojë gjatë këtij viti. Në një intervistë për agjensinë e lajmeve "Reuters", Eric Horvitz, menaxher i Microsoft Research, zbuloi se kompania ka planifikuar një hedhje në treg masive të Cortanas brenda këtij viti. Në këtë hedhje në treg do të ndikojë shumë teknologjia e leximit dhe kuptimit të postave elektronike. Për momentin, Microsoft po zhvillon një version më të avancuar të asistentit digjital Cortana të koduar nën emrin Einstein. Kjo mendohet të jetë një përpjekje e kompanisë për ta bërë të aftë Cortanan për të kryer edhe më shumë detyra komplekse automatike.

Vendimi i Microsoft për të sjellë Cortanan edhe në iOS e Android nuk është aq befasues. Prodhuesi i softuerit e ka shprehur shpeshherë këtë dëshirë për të sjellë produktet e saj edhe në platformat rivale. Kjo vjen si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të përmisuar shërbimet dhe aplikacionet e saj. Ndërkohë që Cortana është një tipar shumë i shquar për Windows Phone dhe së shpejti në Windows 10, një sasi e vogël e konsumatorëve nuk do të ndihmojë aq shumë Microsoft për të përmbushur qëllimin e përmirësimit të asistentit të saj virtual. Gjithsesi, me hedhjen në treg të Cortanas në platformat e tjera, pritet që numri i përdoruesve të rritet shumë shpejt. Kjo është një pjesë e transformimit të vazhdueshëm të Microsoft për të rritur nivelin e shërbimeve dhe aplikacioneve të saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme