Motori i parë supersonik me printer tre dimensional

Studiuesit australianë, me anë të printerit tre dimensional, prodhuan një motor supersonik. Falë këtij zhvillimi që ka nisur një epokë të re në prodhimin e motorëve, tashmë për prodhimin e tyre nuk do të nevojiten muaj por vetëm ditë.

Motori i parë supersonik me printer tre dimensional

Motori supersonik që ekspozohet në panairin e aviacionit që qytetin Melbourne të Australisë, në pamje të parë, duket sikur nuk ka asgjë të veçantë nga motorët e tjerë; por ai është prodhim i një printeri 3 dimensional.

Më parë, në printer të këtij lloji përdoreshin substanca plastike dhe polimer.

Por këtë radhë, për herë të parë, u përfitua një motor duke përdorë metal.

Si rezultat i projektit të përbashkët të Universitetit Monash në Melbourne dhe firmës së aviacionit Amaero , motori i dalë nga printeri tre dimensional është më i lehtë se motorët e tjerë.

Me këtë metodë të re pritet që me më pak kosto, të kursehet më shumë karburant.

Autoritetet e kompanisë theksojnë se një motor i tillë përfundon brenda 6 ditësh.

Objektivi është që punimet e testimit të zgjasin një vit, ndërsa prodhimi në seri të fillojë brenda 3 vitesh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme