FBI jep 3 milionë dollarë për hakerin rus, Evgeniy Bogaçev

Në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Bogaçev, i njohur si "lucky12345" dhe "Slavik" në internet, ka depërtuar në pajisjet kompjuterike dhe ka instaluar në mënyrë të paautorizuar programe.

FBI jep 3 milionë dollarë për hakerin rus, Evgeniy Bogaçev

Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së, FBI, ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për kapjen e hakerit rus, Evgeniy Bogaçev, i cili renditet në radhët e para të listës së kriminelëve kibernetikë.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA theksohet se Bogaçev, i cili në internet njihet si "lucky12345" dhe "Slavik", ka depërtuar në pajisjet kompjuterike dhe ka instaluar në mënyrë të paautorizuar programe piraterike në mbi 1 milion kompjuterë. Nga këto veprime është vënë lëvizje FBI për kapjen e piratit të kompjuterëve, i cili për herë të fundit është parë në Rusi.

FBI ka njoftuar se ka vendosur të japë një shpërblim prej 3 milionë dollarë për kapjen e Bogaçev, i cili akuzohet se qëndron pas një operacioni piraterik me shtrirje të gjerë për vjedhjen e afërsisht 100 milionë dollarëve vitin e kaluar në SHBA. Pretendohet se pirati rus i kompjuterëve për të vjedhur para nga llogaritë bankare ka mashtruar persona të ndryshëm dhe pasi ka arritur të instalojë programe piraterike në kompjuterët e tyre, ai i ka vjedhur të dhënat bankare dhe zotëron informacionet financiare të tyre. Bogaçev ka krijuar organizatën e sulmeve kibernetike ''GameOver Seus'' dhe me sulmet e ndërmarra vitin e kaluar janë prekur mijëra përdorues të kompjuterëve.

Mes SHBA-së dhe Rusisë nuk ka ndonjë marrëveshje në lidhje me ekstradim e kriminelëve dhe për këtë arsye parashikohet si e vështirë kapja e tij dhe ekstradimi drejt SHBA-së. Pavarësisht nga kjo Shefi i Njësisë së Krimeve Kibernetike të FBI-së, Joseph Demarest, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me Shërbimin Rus të Inteligjencës kundër krimeve kibernetike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme