Shpërthimet 5-jeçare përmblidhen në videon mahnitëse të NASA

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore e SHBA-ve (NASA), përgatiti një video mahnitëse ku duken shpërthimet në sipërfaqen e diellit.

Shpërthimet 5-jeçare përmblidhen në videon mahnitëse të NASA

Videoja e përbërë nga filmimet 5-vjeçare është marramendëse.
Sateliti i Monitorimit të Lëvizjeve Diellore SDO që ishte dërguar në hapësirë në muajin shkurt nga NASA, përfundoi detyrën 5-vjeçare.

SDO që gjendej një mijë e 826 ditë në hapësirë, nxori më shumë se 200 milion fotografi të Diellit.

Falë punimeve të satelitit, kanë dalë në pah pamje mahnitëse cilësore dhe të detajuara që nuk janë regjistruara më parë.
Gjatë këtyre filmimeve është vënë re edhe Korona, shtresa atmosferike qindra kilometra mbi sipërfaqen e diellit.

Pamjet mahnitëse që duken si një shi prej zjarri dhe që njihet ndryshe si “shiu koronal”, lënë mbresa tek ata që shohin filmimet.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme