Google Earth Pro, tashmë falas për të gjithë

Google Earth Pro, i cili më përpara kushtonte 399 dollarë, tani është terësisht falas.

Google Earth Pro, tashmë falas për të gjithë

Google Earth funksionon më së miri për udhëtimet tuaja virtuale rreth botës, por versioni Pro vjen me disa opsione vërtet impresionuese ku ajo që bie në sy është ofrimi falas i softuerit.

Të gjithë përdoruesit do kenë akses në modelet 3D të ndërtesave, fotot me rezolucion të lartë, të dhënat demografike dhe të trafikut. Në këtë version, karakteristike është mundësia për të ruajtur udhëtimet virtuale.

Përdorimi falas kërkon si fillim të aplikoni për një licencë, e cila analizon nëse kompjuteri juaj ka specifikat e domosdoshme për të përdorur këtë softuer. Kompjuterat Windows duhet të kenë të instaluar të paktën Windows XP, ose një version më të fundit, të kenë 500 MB hapësirë të dhënash të lirë dhe 512 MB RAM.

Nga ana tjetër, kompjuteri Mac duhet të ketë instaluar sistemin operativ OS 10.6, ose një version më të fundit. Nëse keni një kompjuter me të tilla parametra, lehtësisht mund të shkarkoni softuerin Google Earth Pro dhe më pas jeni të lirë të “vizitoni” çdo vend të botës, që ju dëshironi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme