Microsoft Office, tashmë i disponueshëm edhe për tabletët Android

Programet Office Word, Excel, dhe PowerPoint të kompanisë amerikane Microsoft nuk janë më të disponueshme si një model paraprak, por që nga dita e enjte shkarkohen plotësisht nga të gjithë.

Microsoft Office, tashmë i disponueshëm edhe për tabletët Android

Pas hedhjes në treg të aplikacioneve iOS vitin e shkuar, ka mbërritur më në fund edhe Office për Android, tërësisht falas për përdoruesit, pavarësisht se disa nga funksionet premium, kryesisht të dobishme për bizneset, kërkojnë një abonim Office 365.

Programi paraprak mbulonte me shumë se 3.000 variante të 500 pajisjeve Android si dhe ofronte mbështetje për procesorët Intel.

Microsoft tha se versionet iPhone dhe iPad të Office janë shkarkuar më shumë se 80 milionë herë në të gjithë botën.

Edhe pse ofrimi falas i aplikacionit në platformat madhore përbën një ndryshim në strategji, ky është një plan i Nadella për të ofruar shërbimet e kompanisë Microsoft në të gjithë pajisjet e njohura.

Ndërsa Office 2016 do të mbërrijë nga gjysmën e dytë e këtij viti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme