Teknologjia i bën njerëzit më inteligjentë

Liderët e teknologjisë në deklaratat që bënë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër janë mendimit se falë teknologjisë njerëzit janë më inteligjentë.

Teknologjia i bën njerëzit më inteligjentë

Në fakt, i gjithë ky panel u kthye në një manifestim të mirënjohjes ndaj teknologjisë. Schmidt tha se falë teknologjisë njerëzit e ditëve të sotme janë më inteligjentë. Colao e krahasoi internetin me ujin dhe oksigjenin, i nevojshëm për çdokënd.

Por në një panel tjetër, të quajtur “In Tech We Trust/ Në teknologji ne besojmë”, Marc Benioff, kryetari dhe shefi ekzekutiv i SalesForce.com nuk kishte një opinion po kaq të mirë sa edhe të sipërpërmendurit. Ai tha se besimi ishte thyer rrënjësisht midis konsumatorëve dhe kompanive teknologjike dhe ka ardhur nevoja e një ndryshimi drastik. Kompanitë teknologjike po përdorin të dhënat e klientëve të tyre për qëllime të ndryshme , duke përfshirë këtu edhe marrjen e sasive të mëdha të të hollave. “Vetëm me anë të një transparence radikale ne mund të marrim nivele radikale të reja besimi, gjë e cila është e domosdoshme të bëhet” -shprehet zoti Benioff.

“Ju vërtet keni nevojë për transparencë, por ju gjithashtu duhet të përballoni zgjedhjet dhe kontrollin individual” -tha Marissa Mayer, shefja ekzekutive e Yahoo. Ajo shtoi se shumë përdorues të internetit dëshirojnë një eksperiencë të personalizuar, por në momentin që e dëshiron një diçka të tillë duhet të heqësh dorë nga privatësa. “Nuk është i mundur personalizimi pa na vënë në dije se cili jeni ju në të vërtetë”, tha ajo.

Konsensusi i çdo të pranishmi ishte vërtet fakti se besimi ishte një shqetësim i madh, por gjithsesi shumë prej tyre theksuan se kërkesat e qeverisë për kompanitë teknologjike ishin njësoj shqetësuese, ose më shumë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme