Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

A është vrima e zezë tuneli i kohës?!

Shkencëtarët indianë, amerikanë dhe italianë, në artikullin e publikuar në revistën shkencore me qendër në Trieste, janë bërë shkak për diskutime të ndryshme me temë nëse vrima e zezë është apo jo tuneli i kohës.

A është vrima e zezë tuneli i kohës?!

Sipas studime astrofizike, universi që shihet është vetëm 4% e universit ekzistues.

74 % e universit përbëhet nga energjia e zezë, ndërsa 22 % nga substanca e errët.

Substanca e errët nuk është zbuluar plotësisht nga shkencëtarët.

Shkencëtarët indianë, amerikanë dhe italianë nxorën hartën e substancës së errët në Rrugën e Qumështit dhe e krahasuan me teorinë e fundit të shpërthimit të madh “Big Bang”.

Sipas teorisë së hedhur nga këta shkencëtarë, vrima e zezë në rrugën e qumështit, është një shkurtim rruge që siguron daljen në galaktikat e tjera të largëta.

Shkencëtarët që e çuan edhe një hap më larg teorinë thanë se kjo vrimë mund të jetë aq e madhe sa vetë rruga e qumështit.

Artikulli i botuar në Annals of Physics shkaktoi një jehonë të madhe.

Shkencëtarët bënë të ditur se këto teori mund të vërtetohen me studimin e galaktikave të tjera gjë që për momentin është e pamundur.

Teoria e ekzistencës së kësaj vrime të hedhur nga Albert Einstein nuk është vërtetuar, ndërsa Stephen Hawking pretendon se ato nuk ekzistojnë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme