Bruksel – Hapet panairi i 93-të i automjeteve

Në Qendrën Expo në kryeqytetin belg, Bruksel, është hapur panairi i 93-të i automjeteve me modelet e fundit të automjeteve dhe motoçikletave.

Bruksel – Hapet panairi i 93-të i automjeteve

Në panair janë ekspozuar modelet e fundit të automjeteve dhe motoçikletave, të cilët kanë tërhequr vëmendje të madhe të vizitorëve. Në panairin, i cili mbahet nën organizimin e Federatës Belgjike të Automjeteve (FEBIAC), marrin pjesë 97 për qind të prodhuesve të automjeteve motorike.

Admiruesit e industrisë së automobilave kanë mundësi të shohin 600 automjete, si dhe qindra motoçikleta dhe furgonë. Panairi do të zgjasë deri më 26 janar, ndërsa këtë vit organizatorët presin rreth 600 mijë vizitorë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme