Facebook, në ndihmë për gjetjen e fëmijëve të humbur

Facebook po ja shpërblen edhe një herë tjetër më së miri besimin 1,35 miliardë përdoruesve të këtij rrjeti social.

Facebook, në ndihmë për gjetjen e fëmijëve të humbur

Falë bashkëpunimit me Qendrën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur (NCMEC), Facebook do të publikojë postime të shënjestruara, që quhen "Amber Alerts", në faqet kryesore të përdoruesve për të ndihmuar në këtë mënyrë gjetjen e fëmijëve të humbur.

Këto minipostime mund të shpërndahen si nga faqja e Facebook ashtu si dhe nga aplikacioni Facebook në smartfonë. Ato do të përfshijnë foto të fëmijëve të humbur dhe detaje të rëndësishme rreth tyre si përshkrimin fizik, emrin, apo herën e fundit, që është parë. Por sigurisht që ka disa kritere për këto publikime, që vendosen nga zyra vendase e policisë. Individët e humbur, që do të publikohen për ndihmë, duhet të jenë deri në moshën 17 vjeç. Postimet do të publikohen në varësi të vendndodhjes gjeografike.

Ndërkohë disa përdorues të Facebook në vitet e fundit kanë qenë me fat dhe kanë mundur të gjejnë përmes këtij rrjeti social prindërit e tyre biologjikë, apo familjarët e humbur. Por tani, me hedhjen në treg të këtij opsioni të ri, pritet që të shihen më shumë raste të tilla përmes platformës Facebook.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme