Lenovo prodhon robotin "Fiebot", posaçërisht për "selfie"

Për kompaninë Lenovo "çmenduria selfie" nuk njeh kufij. Lenovo ka ndërtuar një robot, që përdoret i shoqëruar nga një smartfon për të shkrepur "selfie". Ai quhet "Fiebot" dhe ngjan më shumë me një kuadpod.

Lenovo prodhon robotin "Fiebot", posaçërisht për "selfie"

Në pjesën e sipërme të tij mund të vendoset një smartfon, i cili me anë të një pulti mund të lëvizë në pozicione të ndryshme, sipas komandës së përdoruesit. Ky robot mund të shkrepë dhe pamje panoramike, apo të regjistrojë video.

Përveçse shkrep "selfie", një karakteristikë tjetër e tij është përdorimi i teknologjisë për njohjen e fytyrës dhe komandave me gjeste. Pra ai mund të përdoret dhe për monitorimin e fëmijëve tuaj gjatë kohës, që ju nuk jeni aty.

Pritet që në versionet e ardhshme të këtij roboti të shtohen edhe më shumë karakteristika të reja si folëse dhe një projektor. Fiebot është dizenjuar nga kompania kineze Glasswonder për Lenovo. Ndërkohë kjo kompani po punon mbi modele të reja të këtij roboti. Lenovo nuk ka publikuar ndonjë informacion përsa i përket çmimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme