Hidhen themelet e fabrikës së parë turke të mikroçipeve

Fabrika e parë e çipeve (mikroqark i integruar) në Turqi do të ndërtohet nga partneriteti kompania ASELSAN-Universiteti “Bilkent”.

Hidhen themelet e fabrikës së parë turke të mikroçipeve

Themelet e fabrikës së parë turke të mikroçipeve u hodhën me ceremoni, ditën e martë.

Ceremonia u organizua në zonën Ankara Bilkent Cyberpark Teknokent (Qyteti i Teknologjisë dhe Parkut Kibernetik, që është ngritur brenda kompleksit të Universitetit Bilkent në Ankara).

Kjo fabrikë do të ndërtohet për një vit dhe pas dy vitesh do të nisë prodhimin, që do ta shpëtojë Turqinë nga vartësia e jashtme ndaj një tjetër produkti mjaft të rëndësishëm.

Në ceremoninë e hedhjes së themeleve mori pjesë edhe ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Yilmaz.

"Nëse realizojmë prodhime të tilla, që janë një vlerë e shtuar, atëherë do t'i arrijmë pa asnjë dyshim objektivat e vitit 2023", deklaroi ministri Yilmaz gjatë fjalës së rastit.

Falë çipeve me bazë GaN, që do të prodhohen në këtë uzinë, Turqia do të jetë vendi i katërt në botë i aftë të prodhojë vetë teknologji strategjike si radarë, që përdoren në fushën e mbrojtjes; automjete, që punojnë me energji elektrike; trena të shpejtësisë së lartë dhe sisteme të telefonisë celulare si 4G/5G.

Mikroqarqet në fjalë do të jenë më të hollë se një fije floku, më të fortë dhe më të sofistikuar. Fusha kryesore e përdorimit të tyre do të jenë radarët e mbrojtjes ajrore, që kanë rëndësi kritike për Turqinë.

Falë kësaj teknologjie, radarët do të jenë më të fuqishëm dhe aftësia e tyre e perceptimit të rreziqeve do të kalojë përtej kufijve.

Kompania do të ketë emrin “AB-MikroNano” dhe artikujt, që do të prodhojë ajo me nanoteknologji, do të eksportohen edhe jashtë Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme