Turqia hap fabrikën e parë të mikroqarqeve të integruar

Fabrika e parë e çipeve (mikroqark i integruar) në Turqi do të ndërtohet nga partneriteti kompania ASELSAN-Universiteti “Bilkent”. Themelet e fabrikës do të hidhen me ceremoni të martën, më 23 dhjetor 2014.

Turqia hap fabrikën e parë të mikroqarqeve të integruar

Ceremonia do të organizohet në zonën Ankara Bilkent Cyberpark Teknokent (Qyteti i Teknologjisë dhe Parkut Kibernetik që është ngritur brenda kompleksit të Universitetit Bilkent në Ankara). Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Jëllmaz (İsmet Yılmaz).

Falë çipeve me bazë GaN që do të prodhohen në këtë uzinë Turqia do të jetë vendi i katërt në botë që është në gjendje të prodhojë vetë teknologji strategjike si radarë që përdoren në fushën e mbrojtjes, automjeteve që punojnë me energji elektrike, trena të shpejtësisë së lartë, sisteme të telefonisë celulare si 4G/5G.

Kompania do të ketë emrin “AB-MikroNano” dhe artikujt që do të prodhojë ajo me nanoteknologji do të eksportohen edhe jashtë Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme