Starton panairi i makinave në Los-Anxhelos

Në panair morën pjesë 30 marka të makinave të ndryshme.

Starton panairi i makinave në Los-Anxhelos

Prezantohen modelet e reja në panairin e makinave në Los-Anxhelos i cili është një nga më kryesorët në botë.

Në qendrën e panairit “LA Covention” ku u prezantuan modelet e reja nga prodhuesit, u bë prezantimi i afërsisht 60 modeleve të reja. Një interes të madh pati për makinën pa timon Toyota FV2 e cila përcakton drejtimin me anë të lëvizjeve të trupit dhe makina i-Road për lëvizjet personale e cila është akoma në fazën e testimit në Francë.

Në panair morën pjesë 30 marka të makinave të ndryshme si Acura, Audi, BMW, Chrysler, General Motors, Hyundai, Lexus, Mazda, Mercedes-Benz, Scion, Toyota, Volvo dhe Volkswagen.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri me 30 nëntor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme