Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BE-ja zhvillon manovrën më të madhe për sigurinë kibernetike

Më shumë se 400 ekspertë të sigurisë kibernetike morën pjesë sot në manovrën më të madhe simuluese të zhvilluar ndonjëherë në Evropë, theksoi Komisioni i BE-së.

BE-ja zhvillon manovrën më të madhe për sigurinë kibernetike

Manovra e quajtur “Kiber Evropë 2014″ simuloi një krizë të një përmase të madhe, duke prekur infrastrukturat kryesore të informacionit.

"Më shumë se 2.000 incidente u trajtuan", theksoi Komisioni Evropian, duke cituar veçanërisht sulmet kundër shërbimeve në internet, raporteve të shërbimeve sekrete dhe reportazheve të medias mbi rastet e sulmeve kibernetike, si dhe prishjeve të faqeve web (sulme duke modifikuar aspektin e tyre), dhe sulme kundër rrjeteve të energjisë apo telekomit.

Kjo manovër mobilizoi më shumë se 200 organizata dhe 400 profesionistë nga 29 vende evropiane.

"Vetëm përpjekjet e përbashkëta të këtij lloji do të ndihmojnë në mbrojtjen e shoqërisë dhe ekonomisë", nënvizoi komisionerja e ngarkuar me teknologjitë e reja, Neelie Kroes, duke këmbëngulur në faktin që sofistikimi dhe volumi i sulmeve kibernetike rritet çdo ditë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme