Shpërthen raketa hapësionore e NASA-s

NASA ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me shkaqet e shpërthimit të raketës pa pilot.

Shpërthen raketa hapësionore e NASA-s

Raketa pa pilot që lëshoi Agjencia Amerikane Hapsinore (NASA) në hapësirë shpërtheu menjëherë pas nisjes.

Raketa hapësinore e cila u lëshua në orën 18.23 me orën lokale nga stacioni i hapësirës Wallops Island në Virginia u njoftua se ajo shpërtheu në ajër disa sekonda pas fluturimit të saj me pajisje të furnizimit të stacionit ndërkombëtar hapësinor.

Në televizionin e NASA-s janë ndjekur pamjet pas shpërthimit ku dukeshin tymi dhe flakët, ndërsa në lidhje me shkakun e ngjarjes nuk është bërë ndonjë deklaratë.

NASA ka njoftuar se brenda anijes hapësinore gjendeshin mjete shkencore eksperimentimi, dhe pjesë rezervë me një peshë afërsisht 2.5 tonë.

Sipas marrëveshjes së bërë në vitin 2008 me NASA-n në kuadër të misionit 4 për kryerjen dhe shpërndarjen e ngarkesave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës anija Anteres që mbante furnizimet i përkiste kompanisë Orbital Sciences.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme