Test që zbulon Ebolën për 15 minuta

Shkencëtarët francezë pretendojnë se kanë zhvilluar test i cili brenda 15 minutash zbulon Ebolën.

Test që zbulon Ebolën për 15 minuta

Qendra Franceze për Energjinë Alternative dhe Atomike (CEA) bën të ditur se shkencëtarët e këtij institucioni kanë zhvilluar një test, i cili brenda 15 minutash zbulon me sukses virusin Ebola në trupin e njeriut.

Në komunikatën e Qendrës thuhet se me përdorimin e këtij testi, virusi i Ebolës mund të diagnostifikohet nga mostra e gjakut apo urinës së pacientit dhe se për këtë nuk nevojitën laboratorë të shtrenjtë dhe materiale për diagnozën.

Nga Qendra paralajmërojnë se ky test së shpejti do të hidhet në treg. Testi është shqyrtuar në laboratorin në Lyon dhe është vlerësuar pozitivisht. Metoda e përdorur aktualisht për të diagnostikuar virusin Ebola në trup kërkon laboratorë të sofistikuar dhe zgjat më shumë se dy orë.

Jo larg shkencëtarët japonezë njoftuan se kishin zhvilluar një metodë me të cilën virusi Ebola në trup testohet për gjysmë ore. Studime të ngjashme janë duke u kryer edhe në Shtetet e Bashkuara, por deri tani pa suksese të konsiderueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme