SME-të turke interesohen me projektet e mbrojtjes

“Edhe ne jemi pjesë e industrisë së mbrojtjes” – thanë SME-të turke dhe pas kësaj deklarate 130 kompani të huaja erdhën në Ankara për të marrë pjesë në panairin “Bashkëpunimi Industrial në Sektorin e Mbrojtjes dhe Aviacionit”.

SME-të turke interesohen me projektet e mbrojtjes

Në Ankara filluan ditët e Bashkëpunimit Industrial në Sektorin e Mbrojtjes dhe Aviacionit.

Në fillim u firmat mblodhën nën ombrellën e OSSA, që është grupi i kompanive turke që ndodhen në zonën industriale Ostim të Ankarasë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin Industrisë së Mbrojtjes dhe Aviacionit. Me kalimin e kohës ato u bënë të pazëvendësueshme për këtë sektor me prodhimin cilësor dhe koston e ulët.

Me mbështetjen e Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes këtë vit në Ankara u organizuan për herë të dytë ditët e Bashkëpunimit Industrial në Mbrojtje dhe Aviacion.

Në aktivitet morën pjesë 250 firma, nga të cilat 130 ishin me kapital të huaj dhe me origjinë 34 vende të ndryshme të botës.

Në këtë eveniment u nënshkruan shumë kontrata. Një prej tyre ishte edhe ajo ndërmjet firmës turke FİGES dhe asaj koreane “KAI”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme