Romë - Çelet panairi i makinave "Supercar Auto Show"

Në Romë, kryeqytetin e Italisë, hapi sot dyert për të pasionuarit e makinave panairi ndërkombëtar "Supercar Auto Show”.

Romë - Çelet panairi i makinave "Supercar Auto Show"

I ballafaquar me një interes të lartë që në ditën e parë, në këtë panair u ekspozuan makina të modifikuara si Porche, Lotus, Maserati, Lamborghini, Ferrari.

Në panair tërhoqi vëmendje të madhe simulatori fluturues në stendën e Forcave Ajrore të Italisë dhe simulatori i Formula 1.

Po ashtu, në "Supercar Auto Show" morën pjesë ish-piloti i Ferrarit në F1, Giancarlo Fisichella, artistja me famë botërore e kinematografisë italiane, Claudia Cardinale dhe mbesa e saj. aktorja Francesca Cardinale, si dhe shumë personalitete të njohura të tjera.

Ish-piloti i "kokëkuqes", Fisichella, vizitoi stendën e Forcave Tokësore të Italisë, ku bëri një fotografi mbi tank.

Në panairin, që u ekspozuan edhe modelet e reja të disa markave prestigjioze, pritet që të vizitohet nga më shumë se 30 mijë vizitorë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme