Fituesit e Çmimit Nobel të Mjekësisë në dekadën e fundit

Më poshtë vijon lista e fituesve të Çmimit Nobel të Mjekësisë të 10 viteve të fundit:

Fituesit e Çmimit Nobel të Mjekësisë në dekadën e fundit

Komiteti Nobel i Institutit Karolinska në Stokholm dha të hënën Çmimi Nobel të Mjekësisë. Më poshtë vijon lista e fituesve të Çmimit Nobel të Mjekësisë të 10 viteve të fundit:

2014 – John O’Keefe (SHBA/Britani e Madhe), May Britt dhe Edvard Moser (Norvegji), për kërkimet mbi GPS-në e brendhsme të trurit, që do të mundësojë rritjen e njohurive mbi sëmundjen e Alzheimerit.

2013 – James Rothman, Randy Schekman dhe Thomas Sudhof (SHBA), për zbulimin mbi transportimin ndërqelizor, që mundëson njohje më të mirë ndaj sëmundjeve si diabeti.

2012 – Shinya Yamanaka (Japoni) dhe John Gurdon (Britani e Madhe), për punën e tyre mbi kthyeshmërinë e qelizave burimore, që mundësojnë krijimin e çdolloj lëkure të trupit njerëzor.

2011 – Bruce Beutler (SHBA), Jules Hoffmann (Francë) dhe Ralph Steinman (Kanada), për kërkimin e tyre mbi sistemin imunitar që i mundëson organizmit njerëzor të mbrohet kundër infeksioneve, duke favorizon vaksinimin dhe luftën kundër sëmundjeve si kanceri.

2010 – Robert Edwards (Britani e Madhe), krijuesi i fekondimit “in vitro”.

2009 – Elizabeth Blackburn (Australi/SHBA), Carol Greider dhe Jack Szostak (SHBA), për zubulimet mbi mekanizmat e jetës dhe aplikimi i tyre në luftën kundër plakjes.

2008 – Harald zur Hausen (Gjermani), Françoise Barre Sinoussi dhe Luc Montagnier (Francë), për punën e tyre mbi kancerin dhe sidën.

2007 – Mario Capecchi (SHBA), Oliver Smithies (SHBA) dhe Martin Evans (Britani e Madhe), për krijimin e minnjve gjenetiksiht të modifikuar që hapën një horizont të ri në kërkimet mbi sëmundje si Alzheimeri apo kanceri.

2006 – Andrew Fire dhe Craig Mello (SHBA), për kërkimet mbi gjenet e dëmshme dhe trajtimet për t’i zvogëluar ose bllokuar.

2005 – Barry Marshall dhe Robin Warren (Australi), për zbulimin e misterit të ulçërave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme