Turqia prodhon nëndetëse të gjeneratës së re

Në kantierin e Gölcük-ut ne Turqi do të prodhohen nëndetëse, të cilat do ta prodhojnë vet energjinë elektrike dhe do të mund të qëndrojnë nën ujë për 14 ditë pa pasur nevojë për furnizime.

Turqia prodhon nëndetëse të gjeneratës së re

Në Komandën e Kantierit Gölcük kanë nisur punimet për 6 nëndetëset e reja që do të prodhohen në kuadër të një projekti që kap vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.

Kantieri varet nga Komanda e Bazës Kryesore Detare në Gölcük të provincës Kocaeli dhe sot është një nga 16 kantieret detare në botë që prodhon nëndetëse. Që nga viti 1926, kur është themeluar, e deri tani ky kantier i ka dhënë flotës turke rreth 500 anije dhe 11 nëndetëse.

Kanë marrë vrull punimet për 6 anijet e gjeneratës së re që do të prodhohen në këtë kantier në dhjetëvjeçarin e ardhshëm 2014-2024.

Disa nga veçoritë e këtij projekti janë sistemet që punojnë në mënyrë të pavarur nga ajri dhe torpidot e tipit të ri si dhe sistemet e komandimit dhe kontrollit që do të instalohen në nëndetëset e gjeneratës së re, ku do të marrin pjesë edhe firmat turke që operojnë në sektorin e industrisë së mbrojtjes.

Ndërsa veçoria më kryesore e këtyre nëndetëseve është aftësia që do të kenë për të qëndruar për një kohë të gjatë nën ujë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme