Papa dhuron Mesharin e Gjon Buzukut

Gjatë shkëmbimit të dhuratave pas takimit me Presidentin Nishani në kuadër të një vizite që po zhvillon në Shqipëri Papa Françesku dhuroi një kopje digjitale të Mesharit të Gjon Buzukut.

Papa dhuron Mesharin e Gjon Buzukut

Papa Françesku gjatë vizitës që po zhvillon në Shqipëri ka shkëmbyer edhe disa dhurata me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani

Gjatë takimit që pati me Papa Françeskun, Presidenti Nishani i bëri Atit të Shenjtë dhuratë një portret të gdhendur në argjend të Giovanni Francesko Albanit, Papa Clemente XI, me origjinë shqiptare, të shoqëruar me citatin “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!”

Ndërsa Papa Francesku i dhuroi Presidentit Nishanit një kopje digjitale të Mesharit të Gjon Buzukut, që do t’i shtohet thesarit të Bibliotekës Kombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme