Sonte transferohen frekuencat në satelitin e ri Turksat 4A

Duke qenë se sateliti turk i komunikacionit, Turksat 2A e mbush në vitin 2016 jetëgjatësinë e punës sonte në mesnatë transmetimet nga ky satelit do të transferohen në satelitin e ri Turksat 4A.

Sonte transferohen frekuencat në satelitin e ri Turksat 4A

Sipas deklaratës së bërë nga kompania Turksat, afati i përdorimit të satelitit 2A do të skadojë në fillim të vitit 2016 dhe transmetimet që bëhen nëpërmjet këtij sateliti do të transferohen në satelitin Turksat 4A ku numri i kanaleve së bashku me kanalet e reja radiotelevizive do të jetë mbi 500.
Marrësit (receiver-at) satelitorë që janë në përshtatje me sistemin e përditësimit të kanaleve të satelitëve Turksat (TKGS) do ti përditësojnë në mënyrë automatike frekuencat.

Ndërkaq për marrësit e tjerë satelitor ndryshimi i frekuencave do të bëhet në mënyrë manuale.

Për të ndjekur transmetimet përmes satelitit të telekomunikaciont Turksat 4A nuk ka nevojë për një antenë tjetër satelitore, po ashtu nuk ka nevojë të bëhen ndryshime në pozicionin e antenës aktuale që përdorin qytetarët.

Ndryshimi i frekuencave të transmetimeve radiotelevizive që do të kalojnë në satelitin Turksat 4A do të fillojë në mesnatën e 17-18 shtatorit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme