Gmail dhe Youtube së shpejti edhe për të miturit

Sipas planit të motorit më të njohur të kërkimit në internet, fëmijët nën moshën 13 vjeç do të kenë mundësinë që të hapin llogari në emrin e tyre në Gmail dhe Youtube, pa falsifikuar moshën.

Gmail dhe Youtube së shpejti edhe për të miturit

Kjo është gjetja më e re e gjigantit të internetit, Google.

“Në fillim të këtij viti, Google ka nisur një plan për krijimin e një versioni në Youtube, kuptohet të përshtatur për fëmijët.

Kompani në fjalë bën përpjekje për të krijuar një sistem të ri që lejon prindërit për të organizuar llogaritë e fëmijëve të tyre, për të kontrolluar se si ata i përdorin shërbimet e ofruara nga Google dhe çfarë informacioni është mbledhur aty”, shkruan “Wall Street Journal”.

Një ndër përkrahësit më të mëdhenj të këtij plani është edhe kryeministri britanik, i cili prej kohësh ka bërë presion mbi kompanitë e mëdha të teknologjisë për të qenë më të vëmendshme për mbrojtjen e të miturve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme