Sateliti kombëtar turk Rasat mbush 3 vjet në orbitë

Rasat, sateliti i parë kombëtar vrojtues i Turqisë, ka mbushur me sukses vitin e tretë të tij në orbitë dhe fotografitë që ka bërë në 6 milionë km rrugë përreth tokës janë vënë në shërbim të instituteve dhe universiteteve publike.

Sateliti kombëtar turk Rasat mbush 3 vjet në orbitë

I ndodhur mijëra kilometra lartësi sateliti ka fotografuar çdo cep të tokës.

Rasat është sateliti i parë vrojtues i Turqisë, i prodhuar me mundësitë kombëtare. Që nga dita që është pozicionuar në orbitë e deri më sot sateliti ka bërë 16 mijë e 480 rrotullime përreth tokës dhe ka lënë pas 3 vjet.

Rasat gjatë përshkimit të 6 milion kilometra rrugë përreth tokës ka përjetësuar mijëra foto, të cilat tani mund ti shohë dhe përdorë gjithkush.

Falë projektit, pamjet që janë ngarkuar në adresën www.gezgin.gov.tr mund të përdoren nga institutet publike dhe universitetet e interesuara.

Pas sukseseve të satelitëve vrojtues “Rasat” dhe “Göktürk”, të prodhuar nga inxhinierët turq, Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK), është vënë në veprim për të prodhuar edhe satelitin e parë të komunikimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme