"Fiat 500" makina më e shitur në Evropë

”Fiat 500” është përsëri makina më e shitur në tregun evropian për këtë vit me më shumë se 19.000 shitje të regjistruara, thënë ndryshe 22,2 për qind më shumë se një vit më parë, e ndjekur nga Fiat tip ”Panda”.

"Fiat 500" makina më e shitur në Evropë

Ndërkohë rritje të ndjeshme në shitje ka arritur edhe "Jeep".

"Fiat 500" është një makinë qytetare, prodhuar nga gjigandi italian i makinave "Fiat", veçanërisht mes viteve 1957-75. Gjatë këtyre viteve ajo kishte përmasa të vogla, vetëm 2,97 metra e gjatë dhe me një motor me dy cilindra prej 479 centimetrash kub.

Në vitin 2007, me rastin e 50-vjetorit, "Fiat" hodhi në treg stilin e ri, të frymëzuar nga "Nuova 500" e vitit 1957, por këtë herë më e gjatë dhe më e rëndë, me motor të montuar përpara dhe me rrotat aktive po përpara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme