SHBA-të padisin kompaninë "Amazon" për përfitime ilegale

Mbikqyrësit federalë të sigurisë online kanë hedhur akuza dhe kanë dërguar në gjykatë kërkesën për shqyrtimin e rasteve të shitjes dhe përfitimit në mënyrë ilegale nëpërmjet lojërave të telefonave inteligjentë për fëmijë.

SHBA-të padisin kompaninë "Amazon" për përfitime ilegale

Komisioni Federal i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se Amazon ka lejuar fëmijët të bëjnë blerje virtuale si monedha, ose yje, në lojërat si "Kindle Fire" pa dijeninë e prindërve të tyre. Kjo bie ndesh me ligjin federal, i cili thotë se çdo blerje online nga fëmijët nuk duhet lejuar pa miratimin e prindërve të tyre.

30% e të ardhurave të kompanisë Amazon vijnë pikërisht nga këto blerje online për lojërat virtuale. Sistemi i gjendur brenda lojës i Amazon lejonte fëmijët të bënin blerje online nëpërmjet adresave bankare të prindërve pa pasur nevojën e një fjalëkalimi.

Krahas Amazon edhe Apple ka pasur një problem të ngjashëm me këtë rast. Në muajin janar Apple u padit në gjykatë për të njëjtën arsye. Kompania u detyrua që të kthente mbrapsht 32,5 milionë dollarë tek prindërit e fëmijëve, të cilët kishin shpenzuar para online pa dijeninë e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme