SHBA pezullon përkohësisht fluturimet me F-35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar deri në një urdhër të dytë fluturimin e aeroplanëve luftarakë tip F-35, nga të cilët ka në plan të blejë edhe Turqia.

117770
SHBA pezullon përkohësisht fluturimet me F-35

Vendimi në fjalë është marrë pas zjarrit që mori në datën 23 qershor një avion supersonik F-35 para se të ngrihej nga pista e Bazës Ajrore “Eglin” të Floridës.

Avioni kishte marrë zjarr gjatë ngritjes dhe piloti ishte hedhur me parashutë pa marrë asnjë plagë.

Pas vendimit të Pentagonit Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rishikojnë edhe një herë motorët që përdoren në këta avionë.

Këta tipa aeroplanësh sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdoren nga Forcat Ajrore dhe Flota.

Njoftohet se vendimi i prerë në lidhje me avionët e këtij tipi që pritet të marrin pjesë në dy demonstrime ajrore që do të zhvillohen ne fund të këtij muaji në Angli do të merret javën e ardhshme.

Vlera e programit për prodhimin e një Avioni të Përbashkët Sulmues, kostoja e të cilit është rritur dhe projekti është shtyrë disa herë, deri tani ka arritur në 398,6 miliardë dollarë.

Muajin e kaluar në avion ishte konstatuar rrjedhje karburanti dhe ishte bërë i detyrueshëm remonti i të gjithë avionëve.

Në prodhimin e avionëve luftarakë F-35, të cilët njihen si Avioni i Përbashkët Sulmues, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë marrin pjesë gjithsej 9 vende.

Avioni F-35 është i pakapshëm nga radari dhe Turqia planifikon që të blejë 100 copë të tillë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme