Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Speciet e gjalla në tokë zhduken me shpejtësi

Speciet e gjalla në tokë zhduken me shpejtësi

Shkencëtarët bëjnë të ditur se speciet e gjalla në tokë janë duke u zhdukur me shpejtësi dhe paralajmëruan se “bota është në prag të zhdukjes së gjashtë të madhe”.

Shkencëtarët anglezë kanë deklaruar se që nga shfaqja e njeriut në tokë, zhdukja e llojeve të kafshëve dhe bimëve është përshpejtuar 1 mijë herë.

Zhdukja e llojeve të kafshëve dhe bimëve në tokë është 10 fish me e shpejtë nga sa është parashikuar nga biologët.

Sipas studimeve të publikuara në revistën Science është studiuar shpejtësia e zhdukjes në bazë të 1 milion llojeve. Sipas kësaj, që nga shfaqja e njeriut në tokë, zhdukja e llojeve të kafshëve dhe bimëve është përshpejtuar 1 mijë herë.

Zvogëlimi i mjedisit të tyre, gjuetia e tepruar dhe ngrohja globale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhdukje.

Si shembull, shkencëtarët kanë treguar majmunët me qime të bardha që jetojnë në Brazil, ku për shkak të prerjes së pyjeve dhe ndërtesave të larta, kjo specie është drejt zhdukjes.

Edhe peshkaqenët e bardhë që njëherë e një kohë gjendeshin me shumicë në oqean, për shkak të gjuetisë së tepruar, janë drejt zhdukjes me shpejtësi.

Shkencëtarët tërheqin vëmendjen në rrezikun që kanoset pasi fati i shumë krijesave do të jetë si ai i dinozaurëve. Sipas tyre, bota deri më sot ka përjetuar 5 zhdukje të mëdha. Zhdukja e fundit ka qenë para 66 milion vjetëve ku u shfarosën ¾ e gjallesave.

Mendohet se shkak për këtë ka qenë goditja e meteorit. Shkencëtarët bëjnë të ditur se mbrojtja e gjallesave drejt zhdukjes, sjellja e njerëzve me më shumë ndjeshmëri ndaj mjedisit do të vonojë zhdukjen e gjashtë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme