"Google" po punon në realizimin e një tablete me teknologji 3D

"Google" po punon në realizimin e një tablete me teknologji 3D

Gjiganti i internetit “Google” po punon mbi një tabletë të re me teknologji 3D, thekson “Wall Street Journal” që citon burime të afërta me këtë dosje.

“Tableta do të jetë e vogël, me një ekran shtatë polesh dhe e pajisur me dy kamera të prapme, me senzorë me rreze infra të kuqe dhe programe të sofistikuara të afta që të kapin imazhe të sakta të objekteve dhe në tre dimensione”, saktëson e përditshmja ekonomike.

“Google” pritet të nxjerr në treg muajin që vjen vetëm katër mijë prototipe, që do t’i jepen programuesve të ndryshëm. Është një praktikë e ngjashme me atë të një produkti tjetër shumë në zë, atë të syzeve ndëraktive “Google Glass”.

Por “Google” nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë çështje.

Sipas “Wall Street Journal”, “tableta e re hyn në kuadrin e projektit “Tango” që po zhvillon “Google” për sa i përket teknologjisë 3D”.

Aktualisht teknologjia 3D po ngjall shumë interes mes kompanive gjigante të teknologjisë.

Kompania informatike “Apple” bleu në fund të vitit të kaluar programin “PrimeSense”, që ishte në origjinë të sistemit “Kinect” të kompanisë “Microsoft” që ishte i aftë të identifikonte lëvizjet e përdoruesve të pajisjes të video lojërave “Xbox”.

Rrjeti social në internet, “Facebook” deklaroi nga ana e tij se në mars bleu kompaninë e specializuar në realitetet virtuale 3D, “Oculus VR”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme