Turqia merr statusin "anëtar partner" i CERN-it

Turqia nënshkroi marrëveshjen për statusin e vendit "anëtar partner" me Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), në një ceremoni ku i pranishëm ishte gjithashtu ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz.

Turqia merr statusin "anëtar partner" i CERN-it

Marrëveshjen në emër të Turqisë e firmosi ambasadori Mehmet Ferden Çarëkçë, përfaqësues i përhershëm i Ankarasë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Ministri Taner Jëlldëz, i cili mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së zhvilluar në selinë e CERN-it në qytetin Gjenevë të Zvicrës, deklaroi se Turqia ka marrë pjesë në shumë projekte të suksesshme të CERN-it edhe përpara se të bëhej anëtare partnere e organizatës, ndërsa theksoi se procesi i miratimit të marrëveshjes do të përmbyllet me shpejtësi.

Akordi në fjalë duhet të miratohet nga Asambleja e Madhe Popullore e Turqisë brenda dy viteve nga nënshkrimi i tij. Marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit në parlament.

Falë marrëveshjes në fjalë, Turqia do të mund të marrë pjesë nga tenderët e këtij institucioni në raport me kontributin material, që do t'i japë CERN-it; do të mund të punësojë personel të përhershëm në të, ndërsa shkencëtarët turq do të mund të punojnë si kuadër i rregullt i organizatës.

Statusi "anëtar partner" u formulua në vitin 2010 nga autoritet e larta dhe bordi drejtues i CERN-it, në kuadër të strategjisë për zgjerimin e institucionit. Sipas këtij statusi, vendet anëtare partnere duhet të presin të paktën 2 vjet për t'u bërë anëtare me të drejta të plota.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme