Japonezët prodhojnë ashensorin më të shpejtë

Konglomerati industrial japonez konfirmoi se kishte prodhuar ashensorin më të shpejtë në botë, në gjendje për të ngjitur 94 kate në 43 sekonda.

Japonezët prodhojnë ashensorin më të shpejtë


Prodhohet ashensori më i shpejtë në botë, 94 kate në 43 sekonda

Konglomerati industrial japonez konfirmoi sot se kishte prodhuar ashensorin më të shpejtë në botë, në gjendje për të ngjitur 94 kate në 43 sekonda.

”Ky model i ri lëviz me 72 kilometra në orë ose 1 200 metra në minutë, më shpejt se ashensori me shpejtësi rekord i një kulle në Tajvan, ashensori i të cilit arrin shpejtësinë 60 kilometra në orë”, nënvizoi ”Hitachi”.

Për të prodhuar një ashensor kaq të shpejtë, grupi japonez theksoi se kishte, përveç të tjerash, përmirësuar fuqinë e motorëve dhe kishte ulur peshën e kabllove.

Dy modele të këtij ashensori me shpejtësi të madhe do të vendosen në një qiellgërvishtëse kineze prej 530 metrash (111 kate) në vitin 2016 ashtu si dhe 95 modele të tjera të performancave më të ulëta.

Grupet japoneze janë shumë të përfshirë në prodhimin e ashensorëve, që nuk janë ashensorë të thjeshtë, por makineri të vërteta të pajisura me sisteme elektronike shumë komplekse.

”Hitachi” e filloi prodhimin e ashensorëve për gradaçela në vitin 1968, me një shpejtësi, në atë kohë, prej 300 metrash për minutë (18 kilometra në orë), për të pajisur një prej ndërtesave të para më të larta të Tokios, në qendër të kryeqytetit.


 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme