A e dini se “Thurja prej ari e Trabzonit” është bizhuteria unike e Turqisë në botë?

Hasiri i Trabzonit, i thurur nga gratë e këtij qyteti duke punuar shumë për ditë të tëra, është një stoli shumë e vyer. Një byzylyk prej thurjesh i bërë me tel të hollë argjendi ose ari 0,3 mm mund të thuret për rreth 15 ditë.

1766524
A e dini se “Thurja prej ari e Trabzonit” është  bizhuteria unike e Turqisë në botë?

A e dini se “Thurja prej ari e Trabzonit” është e vetmja bizhuteri unike e Turqisë në industrinë botërore të bizhuterive?

Fillimi i teknikës së thurjes së stolive të Trabzonit  (hasir) daton që nga Skithët në shekullin e shtatë para erës sonë. Kjo teknikë e thurjes u përdor në prodhimin e armaturave të përdorura për mbrojtjen e jetës dhe rripave mbi të cilët mbaheshin shpatat në kohët e lashta.

Bërja e byzylykëve prej thurjeje, që kërkon mundim të madh, është një punë artizanale e thurjes si armaturë me tela ari ose argjendi dhe është një trashëgimi që vazhdon prej shekujsh. Këto bizhuteri artizanale prodhohen vetëm në rrethin e Trabzonit në rajonin e Detit të Zi të Turqisë.

Arti i thurjes që u soll në qytetin e Trabzonit nga kaukazianët që u strehuan në Trabzon gjatë Revolucionit Rus, më pas filloi të praktikohej nga gratë e Trabzonit. Në vitet e para të prodhimit, bizhuteritë e bëra nga metale me vlerë më të ulët si argjendi, më pas filluan të prodhoheshin duke përdorur edhe arin.

Hasiri i Trabzonit, i thurur nga gratë e këtij qyteti duke punuar shumë për ditë të tëra, është një stoli shumë e vyer. Një byzylyk prej thurjesh i bërë me tel të hollë argjendi ose ari 0,3 mm mund të thuret për rreth 15 ditë.

Byzylykët e thurur me mund nga gratë e Trabzonit, të cilat e çuan edhe më tej këtë art që mësuan nga Kaukazi duke e zhvilluar atë, përkufizohen si "dantella prej ari" dhe u dërgohen nga Trabzoni të gjitha grave të botës.

 


Lajme të ngjashme