A e dini se fabrika e parë e avionëve në Turqi u themelua në vitin 1926?

Me shpalljen e Republikës, Turqia hyri në një proces të madh zhvillimi në pothuajse çdo fushë.

1713292
A e dini se fabrika e parë e avionëve në Turqi u themelua në vitin 1926?

A e dini se fabrika e parë e avionëve në Turqi u themelua në vitin 1926?

Me shpalljen e Republikës, Turqia hyri në një proces të madh zhvillimi në pothuajse çdo fushë. Edhe aviacioni ishte një prej tyre. Mustafa Kemal Ataturk i kushtoi një rëndësi të madhe zhvillimit të aviacionit në Turqi. Me vendim të Këshillit të Ministrave, më 7 shtator 1925, u themelua një kompani me një kapital prej 3.5 milionë lirash. Sipas kësaj 51% e aksioneve ishin në pronësi të Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare dhe 49% të fabrikës gjermane të avionëve “Junkers”.

Materialet që nevojiteshin për Fabrikën e Avionëve në u sollën nga Gjermania. Fabrika, e cila u hap me një ceremoni shtetërore më 6 tetor 1926, filloi prodhimin në 6 hangarë me 50 punëtorë turq dhe 120 gjermanë. Kur u themelua, fabrika ishte një nga fabrikat më të mëdha të avionëve në botë.

Dy vjet pas themelimit, kompania gjermane ia transferoi aksionet e saj  Shoqatës turke të Aeronautikës dhe për një kohë, fabrika ndaloi prodhimin. Në Fabrikën e Avionëve në Kayseri, e cila u rihap në vitin 1930, deri në 1942, u prodhuan gjithsej 212 avionë të 7 modeleve të ndryshme. Në vitet 1940, edhe me efektin e Ndihmës Marshall, të bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Turqi, së pari u ndal prodhimi i avionëve në fabrikë, pastaj fabrika u bë një Qendër e Furnizimit dhe Mirëmbajtjes së Aviacionit.

 

 


Lajme të ngjashme