Analiza e javës: Marrëdhëniet turko-amerikane në periudhën e Biden

vlerësim i Doç. Dr. Murat Yeşiltaş, Drejtor i studimeve të sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje marrëdhëniet turko-amerikane në periudhën e Biden.

1578121
Analiza e javës: Marrëdhëniet turko-amerikane në periudhën e Biden

Analiza e javës: Marrëdhëniet turko-amerikane në periudhën e Biden

Joe Biden, i cili mori detyrën me qëllim krijimin e kabinetit më progresiv në historinë amerikane, na tregon se jemi përballë një periudhë krejt ndryshe nga administrata Trump. Parë si nivel simbolik, ashtu edhe për sa i përket veprimeve të para të realizuara, vihet re se Biden ka një qasje menaxhimi që është krejtësisht e kundërta me administratën Trump. Kjo duket veçanërisht në përzgjedhjen e kabinetit. Trump, me kabinetin e tij ku dominonin të bardhët, meshkujt dhe protestantët, kishte punuar duke hapur luftë ndaj institucioneve. Bëhet fjalë për një administratë jo shumë të suksesshme Trump që dobësoi fuqinë e shumë institucioneve, duke i vënë ato në vështirësi me emërimet e niveleve të larta dhe që duhej të punonte me shumë Sekretarë amerikanë të Shtetit të ndryshëm në të njëjtën Departament, gjë që nuk ishte e suksesshme veçanërisht në zbatimin e çështjeve të politikës së jashtme.

Nga ana tjetër, përtej rivendosjes së rregullit të institucioneve, Biden bëri një hyrje të shpejtë me emrat e kabinetit dhe planet që do të përmbushnin premtimet e tyre progresive dhe demokratike. Ndërkohë që administrata Trump mburrej me mos bërjen e shumë emërimeve politike të nivelit të lartë duke dobësuar institucionet, bërja e më shumë se një mijë emërimeve në dhjetë ditët e para nga ana e Biden u perceptua si një shenjë e rëndësishme. Këto zhvillime të shpejta tregojnë se administrata Biden do ta marrë seriozisht punën. 100 ditët e para të Biden, i cili ka mbështetjen edhe të medias, duket se do të kalojnë të qeta.

Ekipi i politikës së jashtme të Biden është jashtëzakonisht i rëndësishëm kur merret parasysh pesha e shumë çështjeve rajonale dhe globale. Kjo vihet re veçanërisht edhe nga fakti që Sekretari amerikan i Shtetit është Blinken, i cili ka punuar prej shumë vitesh me Biden kurse Këshilltari i Sigurisë Kombëtare është Jake Sullivan, një emër i afërt me Blinken kurse Sekretari amerikan i Mbrojtjes është Lloyd Austin një ushtarak i afërt me Biden, të cilin e ka njohur nga afër në Irak. Këta njerëz në vend të lidhjes së emrave të tyre me politikën e jashtme dallohen me profilet e tyre si "njeri i detyrës".

Duke patur parasysh edhe karrierën e vetë Biden në politikën e jashtme, është e qartë se ai dëshiron të punojë më në harmoni me ekipin e tij. Pikërisht në këtë pikë vihet në pyetje se si Biden dhe ekipi i tij do t’i japin trajtë marrëdhënieve me Turqinë.

Në shikim të parë duket se ekipi i politikës së jashtme të Biden zotëron njohuri mbi çështjet e diskutuara me Turqinë. Në krye të këtyre çështjeve vjen Rusia, Siria, Mesdheu Lindor, NATO, S-400 dhe Irani. Deri më tani këto emra (të lartpërmendur) nuk kanë bërë deklarata për “një politikë të ashpër” në marrëdhëniet me Turqinë. Gjithashtu kur shikojmë tonin dhe detajet e deklaratave të këtyre emrave në lidhje me Turqinë, ne shohim se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në një farë mënyre në plan të parë del kuptimi se i jep të drejtë dhe se dëshirojnë të punojnë së bashku me aleatin në NATO. Dihet që Blinken, i cili vizitoi edhe Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, pas 15 korrikut, së bashku me Biden, e këshilloi Trumpin për të armatoste YPG-në në 2017.

Toni i Blinken në seancën në Senat, ku tha se blerja e S-400 të Rusisë nga Turqia është “e papranueshme”, u perceptua se krijoi një klimë të kënaqshme për anti-Turqinë në Kongres. Në të njëjtën seancë referimi për Turqinë si e "ashtuquajtur" një aleate e saj jep një ide për tonin ndaj Turqisë. Por gjithsesi mos lidhja e Blinken me ministrin e jashtëm turk tregon se në frontin e Uashingtonit mbizotëron një klimë e qasjes me kujdes. Në deklaratën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Sullivan pas një takimi me homologët e tij evropianë; përmendja e Turqisë së bashku me Kinën, si një çështje e “shqetësimit të përbashkët” që duhet punuar bashkë me Evropën ishte një shembull i tonit negativ të ngjashëm. Edhe biseda e fundit telefonike e Blinkenit me Ibrahim Kalin, (zëdhënësi i Presidencës) nuk duket se ka shpërndarë ende atmosferën e paqartë.

Ekipi i politikës së jashtme që aktualisht duket se përdor një gjuhë të distancuar me Turqinë, duket se në fund të fundit do të zbatojnë politikat konkrete të Biden për çështje të tilla si Siria, YPG, S-400, FETO, Mesdheu Lindor dhe Libia. Sidoqoftë, tashmë është kuptuar që ky ton nuk do të luajë një rol konstruktiv në menaxhimin e çështjeve problematike në marrëdhëniet turko-amerikane. Nëse administrata e Biden përvetëson një politikë të jashtme të pasigurt pa asnjë strategji, e cila është një përzierje e administratës së Obamës dhe Trumpit, normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe mund të mos jetë edhe shumë i mundur.



Lajme të ngjashme