A e dini se në Turqi certifikata e parë e fluturimit nga një grua është marrë në vitin 1933?

Pilotja e parë e Turqisë është Bedriye Tahir Gokmen. Për shkak të pasionit për fluturimin ajo u përball me shumë reagime dhe u ndesh me shumë pengesa, por ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për të fluturuar.

1520635
A e dini se në Turqi certifikata e parë e fluturimit nga një grua është marrë në vitin 1933?

A e dini se në Turqi certifikata e parë e fluturimit nga një grua është marrë në vitin 1933?

Pilotja e parë e Turqisë është Bedriye Tahir Gokmen. Bedriye Tahir, që filloi arsimin e aviacionit në shkollën “Vecihi Uçus” në vitin 1932, nga njëra anë punonte si nëpunëse, nga ana tjetër vazhdonte edhe mësimet. Për shkak të pasionit për fluturimin ajo u përball me shumë reagime dhe u ndesh me shumë pengesa, por ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për të fluturuar. Abdurrahman Turkkusu, parashutisti i parë i Turqisë dhe drejtori i shkollës së parashutizmit, Bedriye Tahires, e cila duke u specializuar mori certifikatën e fluturimit në vitin 1933, i vuri pseudonimin “Gokmen”. Me ligjin për mbiemrin në vitin 1943 ajo mori këtë mbiemër dhe u quajt Bedriye Tahir Gokmen.

Në vitin 1934 për miratimin e certifikatave u kërkua që nxënësit të kalojnë nga një provim. Por për shkak se kur erdhi delegacioni për provimin, avioni i vetëm aktiv i shkollës ishte me defekt, provimi nuk u realizua dhe pas një kohe të shkurtër shkolla u mbyll.

Pavarësisht se certifikata e saj nuk u miratua, Bedriye Tahir Gokmen zuri vend në historinë e aviacionit si pilotja e parë turke në qiell.

 


Lajme të ngjashme