Kurban Bajrami, festa e sakrificës

Sot bota islame kremton festën e Bajramit të Kurbanit, e cila ka hyrë në historinë e njerëzimit me dashin që Allahu i dërgoi Profetit Ibrahim për të mos flijuar të birin e tij

1464960
Kurban Bajrami, festa e sakrificës

Sot bota islame kremton festën e Bajramit të Kurbanit, e cila ka hyrë në historinë e njerëzimit me dashin që Allahu i dërgoi Profetit Ibrahim për të mos flijuar të birin e tij.

Ndërsa për ne tradita e therjes së kurbanit bart një rëndësi të madhe pasi bëhet me qëllim për të fituar pëlqimin e Allahut. Kurbanet e blera me para hallall sot theren me mendimin se do të na shërbejnë kundër mëkateve. Ata që dëshirojnë mund ta presin kurbanin edhe në ditët e tjera të Bajramit.

Një pjesë e mishit të kurbanit ndahet për familjarët, një pjesë për të varfrit dhe një pjesë u shërbehet mysafirëve që vijnë për vizitë në Bajram.

Gjatë festës së Bajramit bëhen vizita tek të moshuarit dhe u jepen dhurata fëmijëve.

Me dëshirën që të gjitha grindjet, luftërat, masakrat, hidhërimet dhe urrejtjet të marrin fund me rastin e këtij Bajrami ju urojmë të gjithëve gëzuar festën e Kurban Bajramit.



Lajme të ngjashme