Sot është 46-vjetori i operacionit të ushtrisë turke në Qipro

Sot bëhen 46 vjet nga realizimi i operacionit paqeruajtës të Qipros nga Turqia më 20 korrik 1974.

1458185
Sot është 46-vjetori i operacionit të ushtrisë turke në Qipro

Gjatë sundimit britanik Qiproja kishte një strukturë federative të përbërë nga dy komunitete dhe dy fe. Qipriotët grekë, të cilët përpiqeshin të fitonin pavarësinë nga Britania, që nga viti 1931 donin që ishullin t’ia aneksonin Greqisë.

Duke u mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat i njohin Turqisë të drejtën e shtetit garantues në Qipro, në vitin 1974 Turqia zbarkoi në ishull për të parandaluar sulmet ndaj popullatës turke.

Me realizimin e Operacionit të Paqes në Qipro më 20 korrik 1974, u çlirua nga ushtria turke rreth gjysma e ishullit.

Duke filluar nga ajo datë ishulli hyri në një periudhë paqeje. Bisedimet dhe përpjekjet për bashkimin e dy anëve të ishullit me dy komunitete vazhdojnë edhe sot.

Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë qipriotëve turq, siguria dhe ekzistenca e të cilëve është garantuar me Operacionin e Paqes në Qipros, kryer 46 vjet më parë më 20 korrik 1974.



Lajme të ngjashme