29 Maj, dita e ngadhënjimit të Stambollit

Sot është 567-vjetori i marrjes së Stambollit nga osmanët, një ngjarje që ka ndikuar thellësisht rrjedhën e historisë botërore.

1425612
29 Maj, dita e ngadhënjimit të Stambollit

29 Maj, dita e ngadhënjimit të Stambollit

Zgjerimin dhe forcimin e vërtetë Perandoria Osmane e arriti duke marrë territoret bizantine. Si pasojë e ngadhënjimeve në Anadoll dhe Rumeli, Bizanti ishte kthyer në një qytet-shtet të përbërë vetëm nga Stambolli.

Në vitin 1453 sulltani osman Mehmeti II e rrethoi Stambollin me një ushtri të madhe, pasi qëndrimin e qytetit në duart e Bizantit ai e shikonte si një kërcënim për sigurinë e Perandorisë Osmane.

Në sajë të teknologjisë dhe topave që ushtria osmane përdori gjatë këtij rrethimi të gjatë më 29 maj 1453 u arrit ngadhënjimi i Stambollit. Kështu Stambolli u bë kryeqyteti i Perandorisë Osmane.

Ngadhënjimi i Stambollit, i cili i dha fund mesjetës dhe hapi epokën e re, nxiti në Perëndim lëvizjet reformuese dhe të rilindjes duke ndikuar kështu thellësisht historinë botërore.



Lajme të ngjashme