Fitër Bajrami, ftesë për dashuri, harmoni dhe respekt

Festa e Fitër Bajramit është një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e dashurisë, harmonisë, vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.

Fitër Bajrami, ftesë për dashuri, harmoni dhe respekt

solidaritetiPor natyrisht që bajramet nuk festohen me entuziazëm në çdo vend të Botës Islame. I lutemi Allahut që të shërojë sa më parë dhimbjet dhe vuajtjet e myslimanëve që përballen me tirani, që nuk kanë mundësi ta ushtrojnë lirshëm besimin e tyre fetar në një hapësirë të gjerë gjeografike duke filluar që nga ujgurët e Kinës e deri në Palestinë, Siri, Irak, Indonezi e Afrikë. Thërrasim edhe një herë me zë të fortë se ata nuk janë vetëm dhe bëjmë të ditur se e gjithë bota myslimane ndodhet pranë tyre.

Në bajram nuk duhen harruar as të vetmuarit, jetimët e bonjakët, skamnorët. Ndoshta një ‘sadaka’ e vogël që ne do t’u japim atyre do të bëjë që edhe ata ta kremtojnë me entuziazëm dhe hare këtë bajram. Është detyrë e gjithsecilit prej nesh që ti gëzojmë ata.

Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë Botën Islame. Urojmë që ky bajram të shërbeje si një arsye më shumë për punë e vepra të hajrit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme