Fitër Bajrami, ftesë për dashuri, harmoni dhe respekt

Festa e Fitër Bajramit është një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e dashurisë, harmonisë, vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.

Fitër Bajrami, ftesë për dashuri, harmoni dhe respekt

Bajrami në fakt janë ditët kur njerëzit ndajnë dashurinë me njëri-tjetrin. E ndërsa dashurinë tonë e ndajmë me të tjerët duke shkëmbyer urimet bajramit me persona që i njohim dhe nuk i njohim, nga njëra anë ne i gëzojmë ata, ndërsa nga ana tjetër ndajmë edhe krenarinë dhe kënaqësinë e qënurit mysliman.
fiter bajrami

Të paharrueshme janë edhe ato ditë të bajramit, ku njerëzit pajtohen dhe lënë prapa çdo lloj zemërimi e qejfmbetjeje. Ata që janë pak të shkuar në moshë kujtojnë me nostalgji bajramet e fëmijërisë së tyre dhe psherëtijnë fjalët: “Lërini bajramet e dikurshme. Sot nuk i gjen dot miqësitë, entuziazmin dhe lumturinë e atyre kohërave”.

femijet ne bajramNë festat e bajramit fëmijët e ndjejnë veten më të lumtur me rrobat dhe këpucët e reja që u janë blerë. Të paharruara do të mbeten për ata edhe shijet e karameleve, sheqerkave dhe llokumeve që kanë ngrënë gjatë qerasjeve nëpër vizita apo kur kanë trokitur në dyert e fqinjëve. Ndoshta edhe fëmijët e sotëm kur të rriten do të ankohen duke thënë: “në kohën tonë bajramet kanë qenë më të bukura. E ku ka si ato bajrame”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme